Mësuesja që synon Kuvendin: Nuk shaj asnjë forcë politike, por në Tiranë ka familje pa energji elektrike

schedule09:09 - 23 Prill, 2021

schedule 09:09 - 23 Prill, 2021

Kandidatja e Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Naime Gjongecaj është tropojania me profesion mësuese që synon parlamentin.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se është pjesë e shoqërisë civile dhe pretendon të jetë zëri i familjeve që nuk kanë mundësi të kërkojnë të drejtat e tyre.

Sipas Gjongecaj, forcat politike nuk kanë çfarë premtojnë më pasi nuk kanë plotësuar asgjë gjatë këtyre 30 viteve.

Shtresat e ulëta janë komplet në harresë. Po shoh që komuniteti rom është komplet në harresë.

Unë jam tropojane njihem dhe më njohin të gjithë tropojanët. Jam shumë e lumtur që i kam hyrë politikës edhe pse pak vonë.

Pa llogaritur kohën që kemi mbështetur familjet në nevojë për tërmetit apo pandeminë, së fundmi që kur është bërë rregjistrimi deri mbrëmë në darkë nuk kam pushuar.

Mos shiko qendrën e Tiranës, metropolin po shiko përreth. Mos shiko që është bërë një rrugë, apo fëmija do të hajë gjithmonë jo vetëm me një kuti me ndihma.

Synimi kryesor është që të çojmë zërin e popullit në parlament. Unë nuk shaj asnjë forcë politike, po me 30 vjet çfarë do premtojnë më. Në qendër të Tiranës ke familje pa energji elektrike”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!