Pas valës së tretë të koronavirusit në Kolumbi numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në mbi 70 mijë humbje jete.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga autoritetet bëhet me dije se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar një numër rekord viktimash, me 430 pacientë të vdekur.
Gjithashtu shifrat mbeten të lartë edhe në raportimet e infeksioneve.
Të enjten u raportua mbi 19 mijë raste të reja më Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2, 720, 619 të prekur.
Sakaq aktualisht janë regjistruar 2,538,020 raste të shëruara nga kjo sëmundje.
/abcnews.al/