Zbulohen 55 raste të reja me variantin indian në Britani

schedule22:04 - 22 Prill, 2021

schedule 22:04 - 22 Prill, 2021

Britania ka identifikuar 55 raste të tjera të variantit indian të koronavirusit, të njohur si B.1.617, sipas të dhënave të fundit.

Sipas Autoritetit Britanik të Shëndetit Publik (PHS), India do të shtohet në listën e kuqe britanike të vendeve me rrezik të lartë për shkak të pandemisë Covid-19 duke filluar nga nesër.

Një total prej 132 rastesh të konfirmuara dhe të mundshme të variantit B.1.617 janë identifikuar në vend.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock njoftoi të hënën se India do të shtohet në listën e kuqe, që do të thotë se ata që mbërrijnë do të duhet të futen në karantinë në hotele. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!