Zona T përfshin pjesën e ballit, hundës dhe mjekrës, ku dhe ndodhet gjëndra më dhjamore. Kur keni një lëkurë të kombinuar ose të yndyrshme, prodhohet shumë vaj në zonën T. Kjo mund të çojë në bllokimin e poreve dhe shfaqjen e puçrrave. Megjithatë, ka disa metoda natyrale për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Multani Mitti
Multani mitti ndihmon në balancimin e prodhimit të vajit si dhe heq problemet e shkaktuara nga lëkura e yndyrshme. Për këtë, përzieni ujë trëndafili, pak vaj të pemës së çajit me multani mitti dhe bëni një pastë. Aplikojeni në fytyrë për 30 minuta.
Limoni
Limoni ndihmon për të zvogëluar prodhimin e tepërt të vajit. Në fillim pastrojeni lëkurën me toner dhe më pas shtoni disa pika limoni me ndihmën e një pambuku. Mbajeni në fytyrë për rreth 2 minuta.
Uthulla
Aplikoni disa pika uthull në zonën T dhe mbajeni për 5-10 minuta.
Aloe vera
Aloe vera është shumë e dobishme për të balancuar prodhimin e vajit nga Zona T. Vendosni xhelin e aloes në fytyrë dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.
Lëng kastraveci
Lëngu i kastravecit është shumë i dobishëm për të kapërcyer problemin e sekretimit të vajit në Zonën T. Për këtë, aplikoni lëng kastraveci në të gjithë fytyrën. Ndihmon për të ekuilibruar vajin. /abcnews.al

