Nga Peter Beaumont, The Guardian
Reagimi i Indisë ndaj valës së dytë së Covid duhet të jetë një paralajmërim për vendet e tjera. Shifrat e Indisë gjatë muajit shkurt ishin të ulëta për një vend me 1.3 miliard njerëz duke vlerësuar shpërthimet gjatë vitit të kaluar.
Sipas Jishnu Das, një ekonomist në sektorin e kujdesit shëndetësor në Universitetin Georgetown në SHBA tha : “Nuk është se India po teston më pak ose shifrat po raportohen më pak. Rastet u rritën në shifra alarmante dhe papritmas u zhduk! Sipas të dhënave, numri i të shtruarve në spital ka rënë.”
Jo vetëm që virusi nuk është zhdukur por përhapja e tij në Indi ka shënuar shifra alarmante në fillim të këtij viti. Ndërsa vendi ka qenë më tepër i fokusuar në përhapjen e variantit Indian, një rritje e numrit të rasteve dhe viktimave është shënuar edhe nga mosrespektimi i distancës sociale, dobësive në sistemin shëndetësor dhe vendimeve të qeverisë.
Mesatarja e moshës të të prekurve me Covid prej duket se është një nga shkaqet e përkeqësimit të situatës së Covid në Indi, duke shënuar tashmë një trend të njohur të transmetimit nga të rinjtë tek të moshuarit.
Për shumë të tjerë, mungesa e testimit në zonat më të varfra dhe kujdesi shëndetësor i dobët kanë qenë disa arsye të tjera. India bëri gabime të ngjashme me vendet e tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, pasi vala e parë arriti kulmin –vendi sugjeroi rikthimin në realitet ndërkohë që vendet e tjera ishin të prekura nga vala e dytë.
Prodhuesi kryesor i vaksinave në botë, India ka përsëritur gabimet e SHBA-së dhe gjetkë duke supozuar se vetëm vaksinimi do të ishte i mjaftueshëm për të kontrolluar përhapjen e Covid-19.
Por në fakt, një kombinim i vaksinimit masiv, bllokimeve dhe mbikëqyrjes është mundësia më e mirë për të zbutur ndikimin e pandemisë.
Së pari, pa një monitorim efektiv, koronavirusi do të vazhdojë të përhapet përsëri.
Së dyti, që edhe në mes të një fushate vaksinimi si në rastin e Indisë, ndërsa një numër i madh njerëzish nuk vaksinohet virusi do të vazhdojë të jetë një kërcënim duke mbingarkuar kështu sistemet shëndetësore.
Ndërsa mësimi i tretë dhe i fundit është për udhëheqësit politikë, ata duhet të bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe të tregohen të kujdesshëm. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al