Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentuan të vidhnin makinat e bllokuar nga policia, arrestohen 3 të rinjtë një Laç

schedule08:33 - 22 Prill, 2021

schedule 08:33 - 22 Prill, 2021

Kurbin –  Tre të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi janë kapur në tentativë për të vjedhur në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç.

Të arrestuarit janë   A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, por falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë “, e kryer në bashkëpunim. E.L/aabcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!