Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndodhet në Moskë ku do të takohet me homologun rus Vladimir Putin. Kreu i shtetit serb u shpreh se ky është një nga takimet më të rëndësishme me Putin, në krahasim me takimet e mëparshme.
Vuçiç theksoi se situata në rajon është shumë komplekse dhe është e domosdoshme që të masë çdo fjalë dhe veprim politik.
“Në momentet kur po përparojmë ekonomikisht dhe mund të jemi të kënaqur me përparimin ekonomik, kemi probleme të rëndësishme politike në rajon. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhte nëse do të kishte çekuilibrim të paqes”, tha Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe në Moskë./abcnews.al