Për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë në drejtim të Italisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një lajmërim të rëndësishëm.
TIA përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se sipas një njoftimi nga autoritetet italiane, duke filluar nga dita e nesërme, datë 22 prill deri më datë 30 prill, pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë do të duhet të paraqesin tamponin negativ të Covid-19, të 48 orëve të fundit, ose testin antigen.
Ndër të tjera bëhet me dije se rezultati i testeve kërkohet të jetë në gjuhen angleze ose italiane, ndërsa njoftohet se karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.
Njoftimi i plotë: