Osasuna-Valencia ka përfunduar më fitoren 3-1 të skuadrës vendase, ndërkohë që ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë diçka tjetër që ndodhi në momentin kur skuadrat po stërviteshin.
Klubi vendas ka ngacmuar 12 klubet e mëdha që tentuan të krijojnë European Super League, duke vënë në “El Sadar Stadium” himnin e Champions League në fillim të ndeshjes.
Suena el himno de la Champions en el Sadar pic.twitter.com/sH8aeGdebI
— Marco Antonio Sande (@MarcoASande) April 21, 2021
Reali, i mbështetur nga Barcelona dhe Atletico Madrid në Spanjë, si dhe 6 klube angleze e 3 italiane, tentuan të organizojnë një kompeticion të ri, që nxirrte jashtë lojë Champions-in.
Kjo gjë nuk ndodhi klubet angleze e italiane u tërhoqën, ndërsa për momentin nuk kanë dalë ende me një qëndrim Reali dhe Barcelona. /abcnews.al
? FINAL#OsasunaValencia pic.twitter.com/7Hj0y9yYNR
— C. A. OSASUNA (@Osasuna) April 21, 2021