Artan Hoxha: Kur Pjerin Xhuvani ishte në “drejtimin e duhur”, mezi pres mesazhin e presidentit

schedule20:35 - 21 Prill, 2021

schedule 20:35 - 21 Prill, 2021

Artan Hoxha ka publikuar një foto të viktimës nga përplasja e sotme në Elbasan Pjerin Xhuvani, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i LSI në Elbasan.

Ai shkruan se mezi po pret që presidenti të japë një mesazh në mbrojtje të votës nga Elbasani ashtu siç bëri dy ditë më parë nga Kavaja.

“Kur mjeku Pjerin Xhuvani(viktima e sotme) ishte në “drejtimin e duhur”… Mezi po pres, qe presidenti te shkoje në Elbasan, ashtu si shkoi para dy ditesh në Kavaje, dhe te jap nje mesazh per popullin në mbrojtje te votes dhe rendit kushtetues… Sepse kryeministri dhe sfidanti për kryeminister jane pale në kete rast…”, shkruan Artan Hoxha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!