Dy persona u arrestuan nga policia në Shijak kurse një i tretë u procedua në gjendje të lirë për moskallzim krimi. Ata janë Domeniko Ceni 21 vjeç dhe Isuf Drenova 19 vjeç, banues në Sukth. Të dy këta persona kanë kanosur për motive të dobëta me automatik një 17 vjeçar. Në ngjarje ka qenë edhe një 24 vjeçar i cili është proceduar nga policia, sepse nuk tregoi për krimin. Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56. /abcnews.al
Shijak/ Kanosin me armë zjarri një të mitur, arrestohen dy persona
schedule10:33 - 2 Tetor, 2018
schedule 10:33 - 2 Tetor, 2018