Juventusi fiton çmimin e “Tapirit të Artë”, një vlerësim satirik që jepet nga emisioni “Striscia la notizia” për futbollistët në Itali pas ngjarjeve të ndryshme.
Ndryshe nga se ndodh zakonisht, këtë herë “Tapiri i Artë” është gjigant dhe është dërguar mbi një mjet transporti pranë klubit bardhezi.
Këtë çmim Juventusi i Agnelli e ka marrë pas figurës së keqe që bëri, duke u përfshirë dhe marrë rolin e protagonistit në projektin “European Super League” që dështoi në më pak se 48 orë. /abcnews.al