Punonjësja e bashkisë ndërroi jetë pas aksidentit, Pjerin Ndreu: E përkushtuar dhe fjalëpak

schedule19:44 - 21 Prill, 2021

schedule 19:44 - 21 Prill, 2021

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Elizabeta Gjopalajt, e cila ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin Ushtarak në Tiranë. Ajo u aksidentua një ditë më parë afër rrugës së Shëngjinit, pasi automjeti që ajo drejtonte u përplas nga një “Range Rover”.

“Sapo mesova lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te punonjes tone, te perkushtuar, fjalepak dhe te edukuar Elizabeta Gjopalaj Shpirti jot u prehte ne paqe Elizabeta!”, shkruan Ndreu.

Nga aksidenti i një dite më parë u plagos edhe një vajzë tjetër e cila udhëtonte si pasagjere në të njëjtin automjet me Gjopalajn.

Kjo e fundit ishte punonjëse pranë bashkisë së Lezhës. Ditën e sotme në rrjet u shpërndanë thirrje për dhurues gjaku për t’i ardhur në ndihmë asaj, por e reja nuk mund të mbijetojë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!