Gjeorgjina Kuli: 4 mijë fëmijë të prekur nga COVID në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë

schedule19:03 - 21 Prill, 2021

schedule 19:03 - 21 Prill, 2021

Rreth 4 mijë fëmijë janë prekur nga Covid 19 që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri ose 3% e të gjitha rasteve të konfirmuara pozitiv.

Shefja e Shërbimit Infektiv për të vegjlit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, Gjeorgjina Kuli gjatë prezantimit të një  studimi në Akademinë e Shkencave tregoi se pse fëmijët preken më pak nga koronavirusi se të rriturit.

Të infektuar me Sars Cov 2 sipas mjekes infeksioniste kanë rezultuar dhe të porsalindur por  më të shumtë në numër kanë qenë moshat nga 1 deri në 4 vjeç.

Pjesa më e madhe e kanë kaluar lehtë sëmundjen por nuk kanë munguar dhe rastet kur Covid 19 i ka shkaktuar komplikacione. 178 fëmijë kanë kërkuar ndihmë spitalore dhe 22  shfaqën inflamacion të enëve të vogla të gjakut ose siç njihet ndryshe sëmundjen e Kawasakit.

Mes të vegjëlve në vendin tonë Covid 19 ka shkaktuar 2  humbje jete përkatësisht 4 dhe 16 muajsh, por sipas specialistëve Shqipëria renditet ndër shtetet me më pak fatalitete nga koronavirusi tek fëmijët./abcnews.al