Vijojnë që të jenë të qëndrueshme shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë nga 2584 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 138 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 56 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Statistika (21 Prill 2021)
Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 465
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2584
Testime totale 615,147
Raste pozitive 129,980
Raste të shëruara 103,066
Raste Aktive 24,556
Humbje jete 2,358
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18113
Fier 2090
Durrës 966
Shkodër 830
Gjirokastër 794
Korçë 631
Vlorë 389
Dibër 311
Kukës 264
Elbasan 93
Berat 60
Lezhë 15.e.su./abcnews.al