Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga Covid 47 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 627 raste të reja.
Ministria ndër të tjera bën me dije se janë zhvilluar 2 865 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid mbi 600 raste të reja.
Prej rasteve të reja, 218 janë në Shkup, Manastir 66, Kumanovë 54, Prilep 31, Ohër 22, Strumicë 21, Tetovë 20, Veles 19, Shtip 18, Kavadar 16, Gostivar dhe Kërçovë 15, Koçani 13, Gjevgjeli 12, Sveti Nikole dhe Berovë 9, Strugë 8, Dibër7, Resnjë dhe Vinicë 6, Vallandovë 5, Negotinë, Radovish, Dellçevë, Probishtip, Demir Hisar dhe Pehçevë 4, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Makedonski Brod 3, Bogdanci dhe Makedonska Kamenica 2.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 765 pacientë të shëruar dhe 47 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 22 janë nga Shkupi, 3 nga Berova, nga 2 në Kavadar, Manastir, Prilep, Kumanovë, Tetovë, Radovish, Strugë dhe Ohër dhe nga 1 rast në Veles, Negotinë, Shtip, Strumicë, Koçani dhe Kërçovë.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë diagnostikuar 147.618 pacientë, prej të cilëve 125.593 janë shëruar, dhe 4.556 kanë humbur jetën./abcnews.al

