Mes tyre dhëndri, kush janë 4 të plagosurit nga breshëria e armëve sot në Elbasan

schedule16:35 - 21 Prill, 2021

schedule 16:35 - 21 Prill, 2021

Katër të plagosur dhe një i vdekur është bilanci zyrtar i ngjarjes së rëndë me prapavijë politike që ndodhi sot në qytetin e Elbasanit.

Viktima është Pjerin Xhuvani, ndërsa të plagosurit janë; Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku  32 vjeç dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë.

Në njoftimin zyrtar për mediat, policia e Elbasanit deklaroi se efektivja u plagos në përpjekje për të parandaluar krimin. Në gjendje të rëndë është Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, që mbeti i vdekur nga breshëria e armëve sot në Elbasan. Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë pjesë e shtabit të PD-së në Elbasan, së bashku me autorin.

Autori i vrasjes sipas policisë është Arbër Papleka, i cili është arrestuar. ABC mëson se Papleka ish-efektiv policie më parë ka punuar në drejtorinë e policisë Shkodër oficer krimesh nga 2007-2013 më pas ka kaluar duke u bërë pjesë e RENEA-s nga 2013-2019, ndërsa për një periudhë kohe ka punuar edhe në ambasadën amerikane në grupin e sigurisë./ Abcnews.al