Një nëndetëse indoneziane është zhdukur në ujërat e Balit me 53 persona në bord, të cilët ishin duke u trajnuar, thonë zyrtarët.
Indonezia tashmë ka filluar kërkimet e anijes KRI Nanggala-402, tha shefi ushtarak i vendit për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mësohet se zyrtarët u kanë bërë thirrje Australisë dhe Singaporit për të ndihmuar në kërkimin e saj.
Raportet e medieve lokale thanë se, nëndetësja ishte zhdukur në ujërat rreth 60 milje (96 km) larg brigjeve të Balit, herët në mëngjesin e ditës së sotme/e.b-abcnews.al