E gjelbra ishte një nga trendet kryesore të ngjyrave që doli nga pasarelat pranverë/ verë 2021. Hailey Bieber u tregua e shpejtë për të përqafuar këtë trend të ri. Modelja e famshme zgjodhi një xhaketë jeshile me shkëlqim për një takim biznesi në Beverly Hills, kombinuar me një pale xhinse të shkurtra Daisy Duke që i vinin në pah këmbët elegante.
Mbretëresha e pasarelave kombinoi veshjen me një palë sandale prej lëkure të Bottega Veneta. Aksesorët duket se janë mjaft thelbësorë për Bieber. Modelja i qëndroi besnike stilit të saj unik me flokë me valëzime dhe me vathë prej ari për një pamje më ikonike.
/abcnews.al