Peskov: Herët për të thënë nëse Rusia do e ndihmojë Serbinë për Kosovën

schedule22:44 - 1 Tetor, 2018

schedule 22:44 - 1 Tetor, 2018

Është ende shumë herët për të thënë nëse Rusia do të ndihmojë Serbinë në lidhje me Kosovën. Është kjo deklarata e zëdhënësit të Kremlinit Peskov pak orë para takimit të presidentit serb Vuçiç me atë rus Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov u shpreh se është ende herët për të thënë nëse Rusia do të ndihmojë Serbinë.

Duke iu përgjigjur gazetarëve ai tha se fillimisht duhet pritur të mbahet dhe të përfundojë takimi mes presidentëve të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç.

Mediat ruse raportuan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ndërmend të kërkojë mbështethje nga Vladimir Putin për të zgjidhur situatën në Kosovë. Deri tani nuk ëshët përmendur asnjëherë mbështetja ushtarake ruse. Vuçiç në deklaratën për shtyp të dielën tha se do të diskutonte për të gjitha cështjet e rëndësishme për Serbinë, dhe prioritet ishte pikërisht situata në Kosovë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!