Sokol Cikalleshi po kalon një formë të mirë gjatë këtij vit, Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në duelin e sotëm të Konyaspor në transfertë.
Fillimisht sulmuesi kavajas dha pasimin që u kthye në gol në minutën e gjashtë kundër Rizespor. Gjashtë minuta më pas e çoi vetë topin në rrjetë.
https://twitter.com/i/status/1384495670170632192
Cikalleshi këtë herë nuk ka realizuar me kokë, por me një goditje të saktë në hyrje të zonës së kundërshtarit. Momentalisht ndeshja është barazuar në 2-2. /abcnews.al

