Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ka përfunduar verifikimin për ish kryetari i Bashkisë Vau Dejës dhe njëkohësisht kandidat për deputet në radhët e PD, Zef Hila,
Zef Hila kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk rezulton të ketë bërë deklarim të pavërtetë në formularin e vetëdeklarimit. Ndërkohë ai rezulton se është i “pastër” penalisht.
Pas verifikimit, Prokuroria i ka përcjellë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit .
Kujtojmë se KQZ ka çuar emrat e 28 kandidatëve për deputetë për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme. 5 janë nga koalicioni ABEOK, 2 nga Bindja, 2 Lëvizja për Ndryshim, 1 partia lëvizja e Re, 6 LSI, 2 Nisma Thurje, 4 PD, 3 social Demokrate, 3 nga PS. E.L/abcnews.al/