Një zhytës duke notuar në një lumë në Kaliforni gjeti një unazë dasme prej ari dhe është gati të gjejë njeriun që i ka humbur.
Karl Bly tha se po notonte në lumin Amerikan në zonën e Sacramento kur gjeti një unazë ari.
“Nuk mund të dija nëse kishte qenë nën ujë për një ditë apo një vit,” tha Bly për KOVR-TV.
Bly postoi një video të gjetjes së tij në Facebook, në të cilën përdoruesit e mediave sociale ishin në gjendje ta lidhnin atë me Adam Papini, i cili kishte humbur unazën e tij të dasmës në lumë.
Papini konfirmoi që unaza e artë ishte ajo që i mungonte atij. Ai tha se kishte kryer kërkimin e tij për unazën, por me më pak sukses.
“Unë menjëherë shkova në dyqan dhe mora veshje për zhytje dhe kam bërë një kërkim në fund të lumit javën e fundit,” tha ai. “Për disa arsye, unë ende kisha besim se do ta gjeja”.
Bly dhe Papini u takuan personalisht për ta kthyer unazën në gishtin e duhur.
“Do ta kujtoj këtë moment për pjesën tjetër të jetës time dhe përfundimisht mund t’ua trashëgojë nipërve dhe mbesave të mia dhe ta ndaj me ta,” tha Papini./abcnews.al