Portugalia lehtëson masat anti-Covid, rihapen restorantet, qendrat tregtare dhe shkollat

schedule12:39 - 19 Prill, 2021

schedule 12:39 - 19 Prill, 2021

Portugalia ka lehtësuar masat kundër Covid të hënën, duke rihapur qendrat tregtare, restorantet shkollat ​​e mesme dhe universitetet.

Kjo është faza e fundit e lehtësimit të masave, pasi muajin e kaluar vendi rihapi shkollat fillore. Faza përfundimtare – e cila do të përfshijë rinisjen e aktiviteteve  në ambientet e hapura do të fillojë pas 2-javësh, nëse situata vazhdon të përmirësohet.

Portugalia ka administruar 2.5 milion doza vaksinash, duke vaksinuar plotësisht 650,000 persona. Numri i rasteve të reja vazhdon të qëndrojë në 500, pas një rritje rekord në janar ku vendi regjistroi 13 mijë raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!