Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit, pas humbjes që skuadra e tij pësoi kundër Atalantës, për Sky Sport Italia deklaroi: “Ishte një ndeshje e mirë, kundër një ekipi të fortë. Luajtëm sikur duhej, ndërsa ata ishin me fat në golin e shënuar në fund. Këmbëngulëm më shumë dhe ishim agresivë. Është një humbje zhgënjyese, duhet të kishim marrë të paktën një pikë.
Nuk kemi pasur të njëjtin qëndrim dhe vendosmëri në të gjitha ndeshjet. Kur luajmë ashtu jemi një ekip krejt tjetër. Kemi lënë shumë pikë me ekipet poshtë, duke mos pasur qëndrimin e duhur në fushe. E dinim që sot Atalanta do të luante fort në të gjithë fushën dhe ashtu ishim përgatitur. Patëm një zotërim të mirë të topit, mbuluam hapësirat dhe bëmë mirë”.
“Dybala? Prej një kohe të gjatë nuk kishte luajtur si titullar dhe përballja me një ekip fizik si Atalanta ia bënte të pamundur për momentin të luante për 90 minuta. Për sa kohë po e përballonte fizikisht, ai luajti mirë. Chiesa dhe Danilo gjatë javës kanë pasur disa probleme, kurse Ronaldo nuk ishte në gjendje të luante.
“Asnjë fitore pa Ronaldon? Nuk është koincidencë që ka shënuar 25 gola këtë sezon dhe ai ishte i shkëlqyer edhe në ndeshjen e parë kundër Atalantës. Ai i përshtatet mirë këtyre ndeshjeve dhe është finalizuesi ynë kryesor. Kur mungon ai lojtari që ka instinktin e golit, është pak më ndryshe. Rastet i krijuam, por nuk mendoj se u ndje shumë mungesa e tij”. /abcnews.al

