“Paradise Papers” zbulon paratë e fshehura të mbreterëshes britanike

schedule14:27 - 6 Nëntor, 2017

schedule 14:27 - 6 Nëntor, 2017

Një tjetër rrjedhje e madhe dokumentash financiare tregon se si të njerëzit më të pushtetshëm të globit shtojnë pasurinë e tyre në fshehtësi. Rasti i ri quhet “Paradise Papers” dhe përmbledh mbi 13 milionë dokumente, të zbuluara nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, ku bëjnë pjesë 100 media botërore, mes tyre BBC, The Guardian apo Suddeutsche Zeitung.

Ndër të tjera dokumentet hedhin dritë mbi bashkëpunimin e fshehtë mes një kompanie, ku ka aksione sekretari amerikan i tregtisë Uillbër Ros me një firmë ruse nafte, ku aksioner është bashkëshorti i të bijës së presidentit rus Vladimir Putin, Ekaterina. Sipas dokumenteve, firma e sekretarit amerikan Ros, Navigator Holding e regjistruar në ishujt Kajman që konsiderohen si parajsë fiskale, ka si klientin më të madh gjigandin petrokimik rus Sibur. Firma e bashkëshortit të Ekaterina Putinës është në listën e kompanive ruse të përfshira në listën e sanksioneve të ashpra ekonomike amerikane ndaj Rusisë. Bashkëpunimi nuk është i jashtëligjshëm, sepse bëhet fjalë për një firmë që nuk është e regjistruar në Shtetet e Bashkuara. Por kjo lidhje mes sekretarit amerikan të drejtësisë dhe njerëzve të afër të presidentit rus Vladimir Putin mund tu shërbejë hetimeve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë për skandalin Russiagate.

Dokumentet hedhin dritë edhe mbi një tjetër rast, atë të investimit prej 13 miliardë dollarësh që mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabet e dytë ka bërë në një kompani sërish me qendër të ishujt Kajman. Të ardhurat nga ky investim i sigurojnë fitimie prej mbi 600 mijë dollarë mbretëreshës për mirëmbajtjen e pronave të saj të paluajtëshme. Sërish këtu nuk ka asgjë të jashtëligjshme. Por problemi qëndron tek fakti se sa e moralshme është që mbretëresha të investojë pasurinë e saj në parajsat fiskale.

Suprizon fakti që në skemat e fshehjes së parave për t’ju shmangur taksave është edhe kryeministri i Kanadasë. Ai mendohet ti ketë shkaktuar shtetit miliona dollarë të humbura nga taksat që duhej të paguante, ndërkohë që ka qenë një prej nismëtarëve të ligjeve që ndëshkojnë personat që fshehin të ardhurat e tyre në parajsat fiskale.

Të ashtuquajturat parajsa fiskale shfrytëzohen nga kompani, me investitorë nga vendet më të zhvilluara të botës. Ato i regjistrojnë kompanitë në vende të vogla, ku legjislacionet fiskale janë fare të thjeshta, për të shmangur tatimet e larta në vendet e tyre të origjinës./abc news

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!