Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e stome ka qenë e pranishme në takimin përmbyllës të fushatës së LSI në Berat.
Kryemadhi theksoi ndër të tjera, se LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate deputetësh në Berat, por këtë herë, do të synojë të katërtin.
“LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa. Lefter jam i bindur që t’i tre mandatet e LSI do e thyesh duke marrë të 4-in, sepse besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse më e rëndësishme është lufta që ne bëjmë për familjet, të rinjtë dhe të rejat.” E.L/abcnews.al/

