Shtrenjtohen plehrat kimikë në Fier, fermerët: Prodhimet do të dalin me kosto të lartë, nuk do të kemi fitim

schedule16:42 - 17 Prill, 2021

schedule 16:42 - 17 Prill, 2021

Nga Valbona Davidhi

Ushqim i çmuar për tokën, por kthehet në makth për fermerët.  Ureja dhe nitrati në pikun e fushatës së plehërimit të të mbjellave janë shtrenjtuar aq shumë, sa  fermerët në Fier po i lënë tokat pa to.

“ Fermeri e shikon nuk e merr dot e ikën”, thotë një prej fermerët.

Çmimet e kripura të imputeve bujqësore janë shqetësim i përvitshëm I fermerëve, por këtë sezon këta të fundit  janë zënë në befasi.

Po ble nitrat për grurin. Po marr nja 3 kunjtalë. Sa kushton? Se kam bërë pazarin. Sa kushton? Nga 38 mijë lekë kunjtali ka qënë 23”, ka thënë një fermer.

Ky sezon bujqësor pritet të këtë kosto të lartë dhe rendiment të ulët.

Fluksi i fermerëve në pikat e tregtimit të imputeve bujqësore nuk tregon rritjen e shitjeve, por ka të bëjë me fushatën e mbjelljes dhe plehërimit të tokës. Kjo e fundit ka përkuar me një tjetër fushatë me atë të politikës. Që siç thonë fermerët ka ndikuar në rritjen e çmimit.

Ajo që duket si çështje ekonomistësh, për bujqit ka një tjetër shpjegim.

“Kopaçet i ha populli. Jo se është mendimi im, por i përgjithshëm. Fushata financohet nga paratë e popullit. Fushatë për të mbledhur paratë e fshatarëve të ushqehen politikanët. Se nuk ka arsye kur dollari s’ka lëvizur. Për 11 dylym më duhen 2 kunjtalë e gjysmë ure, më shkon mbi 100 mijë lekë. Kostoja e 1 kunjtali grurë do më dalë 25 mijë lekë, kur ne e shesim maksimumi 30 mijë, fitimi do jetë zero”, ka thënë banori.

“Na premtuan se do ketë masa lehtësuese më shumë janë shtuar çmimet”.

Ironike që myzeqarët ndodhen në këtë situatë. Dikur prodhonin vetë urenë e famshme të Azotikut që furnizonte gjithë vendin.

“Ka pasur një fabrikë nitrat-amoni dhe dy ureje të shkëlqyera që ishin lopë holandeze aq shumë prodhonin. Sa erdhi kapitalizmi biznesmenët që blinin plehër nga jashtë i prishën qëllimisht. E cilësia e toni ishin më të mira. Këto që vijnë nga Maroku ku ti di unë si janë”, shprehet një tjetër banor.

Plehrat kimikë importohen nga Rusia ndërsa shpërndarjen e tyre në pikat e grumbullimit dhe shitjes me pakicë e bëjnë kompanitë grosiste vendase. Rritjet e papritura të çmimeve të plehrave kimikë nuk kompensohen nga skemat e subvencioneve çka i vendos fermerët me vështirësi dhe rrit koston e prodhimeve bujqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!