Thaçi flet para FSK në Prishtinë: Vendi ynë është gati për ushtrinë e tij

schedule17:07 - 29 Shtator, 2018

schedule 17:07 - 29 Shtator, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi është rikthyer nga veriu i vendit, në adresimin e tij para pjesëtarëve të FSK-së, ka folur për transformimin e kësaj Force. Ai tha se FSK gjithmonë në bashkëpunim me NATO-n ka arritur pikën ku është e gatshme të marrë përgjegjësitë shtesë – ato të një ushtrie të vërtetë. Kreu i shtetit u shpreh se procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës ka hyrë në fazën e fundit, kjo nënkupton që në muajt në vijim në Kuvendin e Kosovës të miratohen tri ligje për FSK-në në procedurë krejt të rregullt,  Ligji për Mandatin e ri të FSK-së, Ligji për Statusin e Pjesëtarëve të FSK-së, Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes. /abcnews.al