Varianti i ri i Covid që u zbulua në Indi tashmë është përhapur në Britani. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht janë konfirmuar 77 raste pozitive.
Varianti B.1.617 përfshin një numër mutacionesh. Ministria Indiane e Shëndetësisë ka deklaruar se mutacione të tilla rrisin përhapjen e virusit dhe këta variante janë më rezistent ndaj vaksinave.
Muajin e kaluar, varianti indian përbënte gati 20 përqind të të gjitha rasteve me COVID-19 në shtetin indian Maharashtra, ku u zbulua për herë të parë. India aktualisht po lufton me një rritje të rasteve me më shumë se 200,000 raste të raportuara në të gjithë vendin të enjten.
Aktualisht, varianti britanik – B.1.1.7 – është lloji dominues në vend me 209,492 raste të konfirmuara. Por sipas një deklarate nga Zyra e Statistikave Kombëtare, numri i rasteve pozitive është ulur./abcnews.al