Ka përfunduar procesi ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Gjykata ka pranuar kërkesën e tij për revokim për gjykim të shkurtuar, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 20 prill, ora 09:00.
Llalla ka deklaruar për mediat se do e ndjekë procesin deri në fund. “Procesin do e ndjek deri në fund, gjykata do dalë me njoftim” , ka deklaruar Llalla.
Hetimet për ish-kryeprokurorin kanë nisur prej rreth dy vitesh.
Llallës i është komunikuar pranverën e vitit të shkruar akuza “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Hetimi ndaj ish-kryeprokurorit u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, por më pas u transferua në ish-prokurorine e Krimeve të Rënda./abcnews.al

