Suedia do të lehtësojë kufizimet ndaj qytetarëve që kanë marrë të paktën një dozë kundër Covid, sipas një njoftimi nga Agjencia e Shëndetit Publik.
Rreth një e pesta e suedezëve janë vaksinuar. Sipas autoriteteve, 3 javë pas marrjes së dozës së parë njerëzit mund të takohen me njeri-tjetrin madje edhe pensionistët që janë vaksinuar gjithashtu do të lejohen të shkojnë në dyqane.
Sidoqoftë, ndryshimet janë “një lehtësim i vogël” , duke theksuar se edhe personat e vaksinuar nuk do të jenë ende në gjendje t’i rikthehen normalitetit siç ishte para pandemisë. Suedia është vendi i dytë pas San Marinos me shkallën më të lartë të infeksioneve dhe sipas autoriteteve nuk është koha e duhur për të lehtësuar masat për grupet e tjera.
Koordinatori i vaksinave në vend Richard Bergstrom tha se Suedia ka negociuar me Rusinë për blerjen e dozave të Sputnik V./abcnews.al