Të paktën 10 të vdekur nga helmimi me alkool

schedule09:55 - 29 Shtator, 2018

schedule 09:55 - 29 Shtator, 2018

Të paktën 10 persona kanë vdekur nga helmimi me alkool në Bender Abbas, një qytet në jug të provincës Hurmuzgan të Iranit.

Fatma Nevruziyan nga Fakulteti i Mjekësisë në Hurmuzgan konfirmoi se 10 persona kanë vdekur ndërsa 118 të tjerë janë shtrirë në spital për shkak të helmimit me alkool.

Ajo theksoi se në mesin e të shtruarve ka prej tyre që janë në gjendje kritike.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, zëvendës shefi i policisë në Hurmuzgan, Muhammed Sherifi ka nisur hetime në lidhje me rastin, ndërsa deri më tani një person i cili dyshohet se ka shitur alkoolin e prodhuar ilegalisht është arrestuar.

Në Iran ndalohet shitja dhe konsumimi i alkoolit, por ka raste të kontrabandimit dhe prodhimit të tij ilegal.

Sipas ligjeve iraniane, prodhuesi, blerësi apo presoni që konsumon alkoolin e pret një dënim me burg ose goditje me kamxhik./AA