Për më shumë se dy orë, në sheshin “Skëndërbej”, nuk janë kryer vaksinat. Të moshuarve u është thënë se mungojnë formularët e vaksinimit. Kjo ka sjellë radhë të shumta në shesh, e për pasojë edhe indinjatën e tyre.
Disa prej tyre dyshojnë se shkaku i vërtetë nuk janë formularët por mungesa e vaksinave. Orët e pritjes rëndojnë më tepër tek ata të moshuar të cilët kanë sëmundje kronike. Një 68-vjeçare, ka pritur më shumë se 2 orë. Pavarësisht shqetësimeve shëndetësore, nuk është larguar pa bërë dozën e vaksinës.
Pas ankesave të shumta të të moshuarve, pikat e regjistrimit u pajisën me formularë pas rreth 2 orësh./ Abcnews.al