“Bllokimi” i qiellit shqiptar, tre kontrollorët e arrestuar apelojnë vendimin e Gjykatës së Tiranës

schedule12:59 - 15 Prill, 2021

schedule 12:59 - 15 Prill, 2021

Tre kontrollorët e arrestuar një javë më parë të cilët akuzohen si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Shkallës së Parë. Përmes avokatit të tyre mbrojtës ata kanë depozituar kërkesë për një masë më të butë sigurie.

Fundjavën e shkuar gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për dy prej tyre Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin ndërsa Flora Ndreca u la në arrest shtëpie. Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.

Si provë kryesore ndaj tyre   prokuroria ka përgjimet telefonike. Sipas dosjes hetimore janë zbardhur të gjitha komunikimet që kontrollorët kanë kryer me njëri tjetrin në  Whatsup.

Grupi i hetimit në bazë të bisedave ka arritur të provojë se Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini kanë ndikuar tek kontrollorët që të plotësojnë formularin për paaftësi të përkohshme në punë.

Në disa raste prokuroria thotë që të dyshuarit e kanë plotësuar formularin e paaftësisë edhe për kolegët e tyre ndërsa me ata që kanë kundërshtuar kanë bërë është insistuar deri në hedhjen e firmës./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!