Protestuan kundër HEC-it, gjykata e Lezhës merr vendimin për katër të arrestuarit

schedule12:46 - 15 Prill, 2021

schedule 12:46 - 15 Prill, 2021

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia katër personat e arrestuar pak ditë më parë të cilët protestuan për ndalimin e ndërtimit të HEC-it të Mirditës.

Togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Besnik Pacin 48 vjeç, dhe tre aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Etnik Berisha, Endrit Bytyqi dhe Çlirim Gerbeshi.

Përfaqësuesi i tyre deklaroi në përfundim të seancës se ata u akuzuan vetëm për një akt qytetarie.

“Gjykata sot vendosi që për katër të arrestuarit të jepet masa e sigurisë detyrim paraqitje. Banorët bënë disa thirrje dhe policia e ktheu në protestë.

Është akt qytetarie të protestosh sot kur nuk ka mbetur asnjë lumë pa u marrë. Të arrestohesh për një deklaratë për shtyp do të thotë se jemi afër një diktature. Prokurori kërkoi burg pasi Besim Paci qenka I rrezikshëm pse proteston për një të drejtë”, deklaroi ai./mv.abcnews.al