Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, një lëvizje e rrezikshme për Biden

schedule12:38 - 15 Prill, 2021

schedule 12:38 - 15 Prill, 2021

Presidenti aktual,  ka qenë gjithmonë kundër vendosjes së trupave amerikane ushtarakë në Afganistan dhe ishte zotuar t’i jepte urdhrit të Donald Trump.

Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane në 11 shtator, data e 20 vjetorit të sulmit që nxiti ndërhyrjen e SHBA-së në Afganistan.

Udhëheqësi i pakicës së Senatit Mitch McConnell e quajti vendimin e Biden  një “gabim të rëndë”, por të tjerët – si senatori i Teksasit Ted Cruz dhe senatori i Misurit Josh Hawley  e kanë mbështetur.

Vendimi i Biden, nuk është kundërshtuar nga populli amerikan, shumica të cilët kanë qenë fëmijë kur filloi lufta dhe mund të mos jetë në gjendje të  kuptojnë arsyet.

Aktualisht ndodhen rreth 3,500 ushtarë amerikanë në Afganistan – nga më shumë se 100,000 një dekadë më parë. Gjatë fjalimit të tij, Biden vuri në dukje se 2,488 Amerikanë kanë vdekur gjatë konfliktit.

Biden gjithashtu udhëtoi përtej lumit Potomac  për të nderuar ushtarët amerikanë të vrarë në Afganistan të cilët janë varrosur në Varrezat Kombëtare të Arlington. Ai donte t’i kujtonte kombit çmimin që vendi  ka paguar për konfliktin 20-vjeçar.

Por ky vendim i Biden, nuk është një lëvizje pa rrezik.

Nëse Talibanët marrin pushtetin dhe cënojnë të drejtat e grave, ose nëse kombi përsëri bëhet një terren për militantët ekstremistë, populli amerikan mund ta konsiderojë Biden përgjegjës.

Biden tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë forcat e sigurisë së qeverisë Afgane – dhe se do të inkurajojë negociatat e paqes me udhëheqësit rebelë të Talibanëve.

Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të siguruar stabilitet në rajon.

Një brez amerikanësh kujton rënien dramatike të Vietnamit pasi SHBA tërhoqi trupat ushtarakë- dhe akuzat se SHBA ishte përgjegjëse për viktimat.

Një përfundim i ngjashëm mund të ndodhë me  luftën civile në Afganistan. Megjithatë Biden do të kërkojë t’i japë  merita vetes se i ka dhënë fund “luftës më të gjatë të Amerikës” , duke u përqendruar në sfidat e brendshme./abcnews.al