Domatja zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit

schedule16:32 - 14 Prill, 2021

schedule 16:32 - 14 Prill, 2021

Kanceri i gjirit është një sëmundje me shumë e shtuar te gratë që janë gjatë fazës së menopauzës. Një studim i fundit nxjerr në pah përfitimet e mundshme mbrojtëse të domateve në parandalimin e kësaj forme të kancerit.

Studimi u botua në revistën prestigjioze shkencore Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism dhe shqyrtoi efektet e dy ushqimeve të ndryshme, domates dhe sojës, në një grup prej 70 grave në postmenopauzë për 10 javë. Rezultatet treguan se një dietë e pasur kryesisht me domate kishte një efekt pozitiv në nivelet e hormoneve që luajnë një rol në rregullimin e metabolizmit të yndyrës dhe sheqerit.

Sipas studiuesve, përfitimet e konsumimit të domateve dhe produkteve bazuar në to, edhe për një kohë të shkurtër, ishin qartë të dukshme në gjetjet e studimit. Kjo për faktin se domatja dhe sidomos salca e saj është veçanërisht e pasur me lëndë ushqyese thelbësore, vitamina, minerale dhe kimikate./abcnews.al