Zhvillime të tjera kanë ndodhur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mamaurras pasditen e sotme. Burime për ABC bëjnë me dije se janë shoqëruar, Alfred Prenga dhe Gjon Fufi, ky i fundit vëllai i Nikollë Fufit (Vorfit) i cili po ashtu ndodhet në spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur me armë zjarri.
E gjithë ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:35, ku një patrullë policie ishte vënë në ndjekje të një makine që nuk kishte ndaluar. Në qendër të Mamurrasit, makina në fjalë kishte hapur krahun por personat që ishin në të janë konfliktuar fizikisht me policinë.
Në mbështetje të tyre kanë ardhur rreth 5-6 persona të tjerë. Në këtë moment një nga efektivët e policisë i identifikuar si David Magani, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, Nikollë Vorfi./abcnews.al/