12 ditë nga zgjedhjet, Garo: Çdo shqiptari i jepet një shans për ta ndryshuar fatin

schedule14:17 - 13 Prill, 2021

schedule 14:17 - 13 Prill, 2021

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike Floriana Garo përmes një deklarate për shtyp u shpreh se më 25 prill shqiptarëve u jepet një shans për ta ndryshuar fatin dhe te ardhmen.

Teksa na ndajnë edhe 12 ditë nga zgjedhjet, Garo thekson se më 25 Prill mund të zgjedhim mes Shqipërisë së vështirësisë, pafuqisë, dëshpërimit dhe Shqipërisë ku çdo qytetar ka një ndjesi përkatësie dhe ku qeveria punon për të dhe jo për vete.

 Deklarata e plotë:

Pas 12 ditësh, do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri.

Kjo do të jetë një ndër ditët me kritike në historinë e Shqipërisë.

Pas 8 vitesh qëndrim në vendnumero dhe prapambetje nën qeverisjen e Ramës, çdo shqiptari i jepet tashme një shans për ta ndryshuar fatin dhe te ardhmen e tij.

Më 25 Prill ne mund të zgjedhim mes Shqipërisë së vështirësisë, pafuqisë, dëshpërimit,

Shqipërisë me ekonomi në rrënim,

Shqipërisë së arrogancës,

Shqipërisë së Edi Ramës, dhe Shqipërisë me ndryshim dhe shpresë,

Shqipërisë ku kushdo mund ta fitojë jetën me dinjitet,

Shqipërisë e cila do të bëhet gradualisht pjesë e komunitetit Europian,

Shqipërisë ku të rinjtë do të duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre,

Shqipërisë ku politika bëhet me respekt,

Shqipërisë ku çdo qytetar ka një ndjesi përkatësie dhe ku qeveria punon për të dhe jo për vete.

Me 25 prill Shqipëria do të zgjedhe Partinë Demokratike me Lulzim Bashën dhe Aleancën për Ndryshim për të ri-sjellë shpresën.

Shqipëria fiton!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!