Autoritetet federale shëndetësore në SHBA kanë bërë thirrje për pezullimin e përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson, pas raporteve të rasteve jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut.
FDA amerikane tha se po vepronte me kujdes pasi janë raportuar 6 raste të mpiksjes së rëndë të gjakut në mesin e më shumë se 6.8 milion dozave të vaksinës.
Rastet e mpiksjes së gjakut ishin të gjitha të regjistruara në gra, midis moshës 18 dhe 48 vjeç.
Kujtojmë se edhe AstraZeneca u pezullua nga shumë vende të botës për shkak të rasteve të raportuara të mpiksjes së gjakut./e.b-abcnews.al