Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Disa këshilla si të mbroni veten nga xhepistët

schedule09:39 - 13 Prill, 2021

schedule 09:39 - 13 Prill, 2021

Rrugët e qytetit janë të mbushura me hajdutë xhepash ose të njohur ndryshe si xhepistë, të cilat pa e kuptuar, ju vjedhin portofolin apo gjithë çantën. Në mënyrë që të mbrohemi prej tyre, duhet të tregohemi pak dinakë dhe t’i shohim gjërat në këndvështrimin e tyre. Më poshtë abcnews.al do ju japë disa këshilla si të mbani sendet tuaja të sigurta.

1. Mos përdorni ATM jashtë

ATM-të janë si magnet për xhepistët, dhe ata madje mund të punojnë në çift për të tërhequr vëmendjen tuaj dhe t’ju rrëmbejnë paratë. Gjithashtu këta hajdutë përpiqen të shohin numrin tuaj PIN dhe më pas t’ju marrin portofolin. Nëse keni nevojë të përdorni ATM, përdoreni atë që gjendet në ambiente të brendshme, si për shembull në qendra tregtare, pasi ka më pak të ngjarë t’ju piketojnë.

2. Mos kontrolloni gjërat tuaja

Mos e nxirrni telefonon ose portofolin tuaj vetëm për t’u siguruar që e keni. Sytë e xhepistëve do të drejtohen menjëherë te ju. Nëse keni nevojë ta bëni, jini të qetë dhe diskret në mënyrë që të mos u tregoni atyre gjërat me vlerë. Gjithashtu xhepistët mund të bërtasin “dikush më vodhi portofolin” vetëm për të bërë që të gjithë të kthehen dhe të kontrollojnë të tyret. Injorojini këta sa më shumë të mundeni dhe kontrolloni gjërat tuaja me vlerë vetëm pasi të ketë kaluar pak kohë, sugjeron abcnews.al.

3. Jini të vetëdijshëm për ata që lëvizin shpejt në urban

Nëse jeni në urban dhe vëreni që dikush vazhdimesh shkon lart e poshtë me një ritëm të shpejtë, mbajini gjërat afër. E mira do të ishte që çantën ta mbani shtrënguar fort, pasi duart tuaja janë mjeti mbrojtës në këtë rast. Xhepistët skanojnë ambientin për çanta që nuk kanë mbikëqyrje ose për ato që mund të vidhen lehtësisht në stacionin e radhës. Gjithashtu kini kujdes nga ata që bëjnë lëvizje të shpejta me duar dhe këmbë. Ata ju shpërqendrojnë dhe ju nuk e kuptoni kur vjedhin diçka.

4. Blini rroba dhe çanta me xhepa të fshehtë

Blini rroba dhe çanta që kanë xhepa të fshehtë ku ju mund të mbani sendet tuaja personale. Këto do të ulin shanset e grabitjes në rrugë, informon abcnews.al.

5. Mos përdorni çanta me kopsa magnetike

Nëse doni t’i keni të sigurta sendet tuaja personale dhe portofolin, mos mbani çanta që hapen lehtësisht. Çantat që mbahen për mesi janë më të mirat, sepse hajduti nuk mund ta vjedhë atë. Shmangni çantat që mbyllen me kopsa magnetike.

6. Mos u kushtoni shumë vëmendje shenjave që sinjalizojnë për xhepistët

Shenja të tilla si për shembull “Kini kujdes nga xhepistët!” janë atë që më së shumti pëlqejnë hajdutët. Kjo sepse ne kemi tendencë të kontrollojmë çantën sapo lexojmë diçka të tillë. Por ju nuk duhet t’i kontrolloni për të mos rënë pre e tyre, sugjeron abcnews.al.

7. Kini kujdes nga grupet që ndahen papritur

Xhepistët nganjëherë punojnë në grupe. Pra, nëse vëreni një grup njerëzish që hyjnë në një ndërtesë ku do të hyni dhe ju, ose mblidhen në një vend turistik dhe shpërndahen, jini në gatishmëri. Gjithashtu, mund të vini re se ata do të fillojnë të veprojnë sikur të jenë vetëm.

Sigurohuni që të mos jeni askund afër tyre sepse ato janë shpërndarë për të gjetur viktimën e tyre të radhës. Ata madje mund të fillojnë të flasin në telefon ndërsa në të vërtetë po bëjnë diçka.

8. Mos ndaloni për të parë kur dikush fillon të grindet.

Hajdutët e dinë se shumë njerëz nuk mund t’i rezistojnë shikimit të të huajve që po zihen. Kjo është arsyeja pse ata mund të fillojnë një zënkë, duke shpresuar që të shpërqendrojnë turmën. Një tjetër xhepist do të futet në turmë dhe do të vjedhë gjërat e tyre me vlerë. Ata po besojnë që të gjithë t’i kushtojnë vëmendje sherrit dhe jo çantës ose portofolit që po u vidhet, informon abcnews.al.

9. Shmangni ecjen pranë një rruge

Ka xhepistë që ju vjedhin çantën ndërsa jeni në rrugë dhe ata me makinë ose motor. Pra, kur jeni në trotuar qëndroni sa më larg rrugës. Nëse keni mundësi ecni kundër trafikut në mënyrë që të shihni automjetet që po afrohen. Gjithashtu mbajeni çantën jo në krahun e rrugës./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!