Pse ne e përcaktojmë veten nga puna që bëjmë

schedule08:59 - 13 Prill, 2021

schedule 08:59 - 13 Prill, 2021

Nga Kate Morgan, BBC

Ne shpesh e shohim punën tonë si një detaj përcaktues të asaj që jemi, por lidhja shumë e ngushtë e identitetit donë me punën mund të jetë e rrezikshme.

Mbiemri më i popullarizuar në Gjermani dhe Zvicër është Muller, ndërsa në Ukraine Melnik; të dy këto mbiemra falë një mullixhiu. Në Sllovaki mbiemri më i zakonshëm është Varfa, që do të thotë këpucar. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Zelandë e Re, Kanada dhe SHBA është Smith, që do të thotë një farkëtar, argjendar, dhe bravandreqës. Këto emra datojnë nga Mesjeta, kur puna e një personi ishte karakteristikë përcaktuese. Ajo u bë identiteti i tyre i mirëfilltë.

Sot, puna jonë nuk i dikton emrat tanë, por ata përsëri shpesh bëhen pjesë kryesore e identiteteve tona. Mbi të gjitha, një nga pyetjet e para që priremi të shkëmbejmë me një të njohur të ri është: “Çfarë pune bën?”

Në shumë mënyra, ndihet natyrshëm të shohin profesionin e një personi si një detaj përcaktues se kush janë ata. Mund të jetë një e dhënë për vlerat, interesat ose prejardhjen e tyre. Por shumë prej nesh kanë arritur ta përcaktojnë veten nga profesioni i tyre, të cilat shpesh vijnë nga shpenzimet tona.

Si ndodhi që puna të ndërthuret kaq shumë me identitetin tonë, dhe a është tepër vonë për të ndarë perceptimet tona për veten nga jeta jonë profesionale?

Shënues identiteti

Historikisht, shumica e njerëzve nuk e kanë zgjedhur vetë punën e tyre, thotë Anne Wilson, një profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Wilfrid Laurier në Ontario. “Zakonisht puna trashëgohej. Për shembull, nëse babai juaj ishte marangoz dhe ju do bëheshit marangoz. Ose thjesht do të merrnit një punë bazuar në mundësitë në dispozicion”, thotë ajo.
Por rritja e aksesit në arsim gjatë shekullit të kaluar ka çuar në shfaqjen e vendeve të punës më të larmishme, dhe kështu më shumë nivele të të ardhurave. Pra, vendet e punës janë bërë një shënjues i rëndësishëm i identitetit në një mënyrë më të nuancuar. Kur dikush thotë se është kirurg, në përgjithësi ju supozoni se ata kanë arsim të fortë dhe të ardhura të larta; dy metrika që mund të përcaktojnë qëndrimin e dikujt në shoqëri dhe të ndikojnë në mënyrën sesi e gjykoni më pas personin. Sigurisht, është një rrugë me dy drejtime: shumë e mirëpresin këtë gjykim, sepse ata dëshirojnë të lidhen me pasurinë dhe arritjet që nënkuptojnë titujt e tyre profesionalë.

“Kjo është e vërtetë veçanërisht mes elitës së arsimuar. Për njerëzit që kanë këtë lloj pune dhe një klasë të caktuar shoqërore, shpesh identifikojnë veten dhe të tjerët në bazë të punës që bëjnë”, thotë Wilson, informon abcnews.al.

Sidoqoftë, ata që lejojnë punën të konsumojë identitetin e tyre mund ta bëjnë këtë me shpenzimet e veta. Kur njerëzit investojnë një sasi joproporcionale të kohës dhe energjisë së tyre në karrierën e tyre, shpjegon Wilson, kjo mund të çojë në një gjendje psikologjike të quajtur ‘ngatërrim’, ku kufijtë midis punës dhe jetës personale janë të paqarta.

Kjo nuk ndodh me ata që punojnë 9 me 5, por ndodh te ata me poste ekzekutive si avokatë, mjekë, sipërmarrës, akademikë dhe të tjerë që përcaktojnë vetë orët e tyre të punës. Kjo i bën ata të lejojnë punën të mbushë më shumë kohën e jetës së tyre.

Kurthi i ngatërrimit

Ekzistojnë disa shenja të zakonshme të ngatërrimit, si të mendosh për punën sa herë që nuk je aty, dhe të sjellësh punën tënde brenda tre minutave të para të një bisede, thotë Wilson. Ngatërrimi lejon që puna të “hajë kohën dhe identitetin e dikujt, duke lënë më pak hapësirë ​​për hobi dhe interesa. Kjo e bën më të vështirë të lidhesh me njerëz që nuk janë pjesë e jetës tënde të punës”.

Kur përfshiheni aq shumë në punën tuaj saqë ajo fillon t’ju përcaktojë, ju gjithashtu mund të filloni ta lejoni atë të përcaktojë dhe vlerën tuaj. Kjo mund të ketë efekte katastrofike.

Nëse e lidhni (vetëvlerësimin tuaj) me karrierën, sukseset dhe dështimet që përjetoni do të ndikojnë drejtpërdrejt në vetëvlerësimin tuaj”, thotë Wilson, informon abcnews.al. “Dhe për shkak se ne jetojmë në një shoqëri ku karriera ka më pak të ngjarë të jetë e përjetshme, nëse largohemi ose gjendemi jashtë një pune, ajo gjithashtu mund të bëhet një krizë identiteti”.

Dhe ngatërrimi nuk kërcënon vetëm mënyrën sesi ndihemi për veten tonë personalisht. Janna Koretz, themeluese e Azimuth Psychological, një praktikë me bazë në Boston e përqendruar në shëndetin mendor të njerëzve në punë me presion të lartë, thotë se lidhja e vlerës së vetvetes me karrierën tuaj mund të kthejë një pengesë në karrierë në diçka më të vështirë për tu kapërcyer.

“Në mënyrë të pashmangshme, diçka do të ndodhë”, thotë ajo. “Do të ketë pushime nga puna, një recesion, kompania juaj do të blihet, dhe papritmas puna juaj nuk është ajo që ishte më parë. Bëhet me të vërtetë ekzistenciale për njerëzit dhe ata kanë strategji të dobëta të përballimit. Pra, bëhet depresion, ankth, madje mund të çojë në abuzim me substanca”.

Një identitet i ri kulturor

Sidoqoftë, mund të kemi një mundësi të rrallë për të shkëputur atë kush jemi me atë që bëjmë.

Ndërprerja e detyruar e pandemisë në të gjithë elementët e jetës sonë,  punën, veçanërisht, ka bërë që shumë të vlerësojnë atë që në të vërtetë është e rëndësishme për ta. Disa kanë marrë hobi të reja; të tjerët kanë evoluar lidhjet e tyre me familjen dhe miqtë.

“Kur përballemi me përvoja që na kujtojnë se ekzistenca jonë është kalimtare dhe se tragjedia mund të vijë pa paralajmëruar, ne priremi të jemi të motivuar të vlerësojmë se çfarë e bën jetën të vlefshme”, shkruan Clay Routledge, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Dakotës Veriore, informon abcnews.al.

Wilson thekson se bërja e një pune që e doni nuk është një gjë e keqe dhe as konsiderimi i asaj që bëni për të jetuar nuk është një pjesë e rëndësishme e asaj që jeni. Por ajo thotë se largimi nga një sistem ku njerëzit përcaktohen kryesisht, ose ekskluzivisht, nga punët e tyre do të kërkojë më shumë sesa të kuptojmë se ekziston një problem, ose ri-prioritizimi pas pandemisë. Do të kërkojë gjithashtu një zhvendosje kulturore larg idesë që secili person ka një “thirrje” profesionale, diktuar nga kush janë, dhe se qëllimi i jetës duhet të jetë zbulimi i tij.

Ndryshimi i këtij rrëfimi mund të ketë nevojë të fillojë shumë kohë para se njerëzit të hyjnë në fuqinë punëtore. Kërkimet tregojnë se presioni për të gjetur një “zanat” i bën studentët të ndjehen të humbur dhe të dëshpëruar. Edhe fëmijët e vegjël marrin mesazhin se karriera që ata zgjedhin do të jetë pjesë e atyre që bëhen; merrni parasysh sesa shpesh fëmijët e sotëm pyeten: “Çfarë doni të bëheni kur të rriteni?”.

Diskutimi i karrierës me fëmijët, veçanërisht vajzat e vogla, mund t’i ndihmojë ato të shohin mundësitë e panumërta që ka e ardhmja e tyre. Por Wilson thotë se pyetja e të rinjve se çfarë duan të jenë mund të ketë efekte të jashtëzakonshme.

Koretz paralajmëron që identitetet zhvillohen me kalimin e kohës, dhe paralajmëron kundër përpjekjes për të ndryshuar shumë, shumë shpejt. Ajo inkurajon klientët e saj të shtojnë identifikues të rinj ngadalë. “Në vend të ndryshimeve drastike, shumë të vështira, gjeni hobe të reja dhe miq të rinj që nuk kanë lidhje me punën”, sugjeron ajo. “Në fund të fundit, është e ngjashme me diversifikimin e një portofoli financiar. Ju duhet ta diversifikoni jetën tuaj. Të diversifikoni veten”./Përshtati nga BBC, e.b-abcnews.al.