Mjeku në gjyqin e ish-oficerit: Ishte policia që e vrau Floyd-in, jo ataku në zemër e as mbidoza

schedule18:42 - 12 Prill, 2021

schedule 18:42 - 12 Prill, 2021

Një tjetër ekspert mjekësor ka dëshmuar në  gjyqin që po bëhet ndaj ish-oficerit amerikan Derek Chauvin se George Floyd nuk vdiq për shkak të ndonjë mbidoze apo për shkak të problemeve të zemrës.

Në vend të kësaj, sipas kardiologut Dr Jonathan Rich, një dëshmitar ekspert i thirrur nga shteti, ishte gjuri i Chauvin që qëndroi në qafën e George Floyd për disa minuta, së bashku me kufizimet e tjera të policisë, që shkaktoi një arrest kardiopulmonar duke i marrë edhe jetën afro-amerikanit.

“Ai po përpiqej të merrte oksigjen mjaftueshëm dhe sepse nuk pati mundësi për shkak të qëndrimit që po i nënshtrohej, as zemra nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm, që do të thotë se i gjithë trupi është i privuar nga oksigjeni,” tha ai.

Derek Chauvin, një ish-oficer i policisë në Minneapolis, po gjykohet për vrasje pasi e mbajti gjurin për më shumë se nëntë minuta në qafën e Floyd-it, një njeri me ngjyrë dhe i paarmatosur, gjatë një arrestimi për një kartëmonedhë 20 dollarëshe false.

Dr. Rich argumentoi gjithashtu kundër disa prej përfundimeve kryesore të mbrojtjes, se abuzimi me drogra apo probleme të zemrës nuk ishin shkak për vdekjen e tij.

“Unë mund të them me një siguri të lartë mjekësore që George Floyd nuk vdiq nga një event parësor në zemër dhe se nuk vdiq nga mbidoza e një droge,” tha Rich.

Kardiologu u shpreh po ashtu se si një inspektim i autopsisë dhe të dhënave mjekësore të Floyd treguan se nuk që një sulm i papritur në zemër që i mori jetën.