Bayern Munchen e pret një mision shumë i vështirë nesër në Paris. Kampionët në fuqi të Evropës, do të përballen për herë të dy me PSG-në e Pochettinos.
Francezët fituan 2-3 në Mynih dhe janë të avantazhuar, por Bayerni do të tentojë përmbysjen dhe kualifikimin në katër skuadrat më të forta të Champions League.
Trajneri i ekipit bavarez, Hansi Flick shfaqet plot besim në konferencën e zakonshme për shtypin, aty ku premton se Bayerni do të japë gjithçka nga potenciali i vet.
“E kemi të qartë që do na duhet të shënojmë minimalisht dy gola. Na pret një detyrë e vështirë, por ne kemi zgjedhur të luajmë futboll pikërisht për të shijuar këto lloj ndeshjesh.
Jemi gati, duam të provojmë të përmbysim PSG-në. Sigurisht që do të ishte lumturi e madhe nëse do ia dalim të rikuperojmë humbjen 2-3 dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale.
Patëm shumë raste për gol në ndeshjen e parë, por nuk u treguam cinikë. Duhet të paraqitemi më mirë nesër. E vështirë, por lojtarët e mia do të japin gjithçka“, deklaroi Flick. /abcnews.al