Një rast i rrallë dhe unik është regjistruar në Kolumbi. Mbrëmjen e kaluar u luajt ndeshja Rionegro Aguilas-Chico, e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit elitar të Kolumbisë.
Koronavirusi ka goditur keq ekipin vendas në ditët e fundit, teksa Federata nuk pranoi kërkesën për shtyrjen e ndeshjes. Në kushte të tilla, Aguilas u detyrua të zbriste në fushë me 7 futbollistë.
Solo pasa en Colombia. Por casos de coronavirus, Rionegro Águilas juega ante Boyacá Chicó con sólo 7 jugadores. Jugadores protestan #PrimeroLaVida #JuegoLimpio y quienes transmiten no muestran sus carteles #lopagarasumadre @Dimayor pic.twitter.com/NcOEj1OI7K
— La Otra Voz (@PortalLaOtraVoz) April 11, 2021
Vetëm kaq i kishin mbetur për shkak të pandemisë, nga të cilët dy portierë. Plot 16 lojtarë janë pozitivë me Covid-19, ndërsa gjashtë të tjerë të dëmtuar. Trajneri rreshtoi ekipi me skemën 2-1-2-1, teksa portieri i dytë u aktivizua në qendër të mbrojtjes.
?? Un verdadero papelón en Colombia: obligaron a Rionegro Águilas a presentarse a jugar pese a tener sólo siete jugadores a disposición
? Hubo un brote de coronavirus en el plantel: 16 de los 29 inscriptos dieron positivo mientras que hay seis lesionados pic.twitter.com/1TxH14WZdR
— Diario Olé (@DiarioOle) April 11, 2021
Rezultati? Shtatë heronjtë e Aguilas rezistuan në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë pësuan 3 gola dhe e humbën gjithë ndeshjes me rezultatin 0-3. /abcnews.al