Një grua ka bërë historinë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është bërë e para astronaute në këtë shtet.
Noura Al-Matrooshi është njëra nga dy astronautët e rinj në Qendrën e Hapësirës UAE’’s Mohammed Bin Rashid (MBR).
Sipas CNN, lajmin e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i UAE-s, njëherësh kryeministri Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum në Twitter.
“Ajo është përzgjedhur bashkë me Mohammed Al-Mulla, dy prej mbi 4.000 kandidatëve të cilët kanë aplikuar për programin”, ka shkruar Sheikh Mohammed.
Sakaq, Al-Matrooshi ka thënë se do të punojë shumë për të shënuar momente historike.
“Vendi më dha sot momente të paharrueshme. Synoj të punojë shumë për të shënuar momente historike dhe të arritura të cilat do të gdhenden përgjithmonë në kujtesën e njerëzve”, është shprehur ajo në një postim po në Twitter.
Astronautja Al-Matrooshi është e lindur në vitin 1993 dhe është e diplomuar në nivelin bachelor për inxhinieri mekanike në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe./abcnews.al