Ballkani dhe Gjilani kanë triumfuar ditën e sotme në ndeshjet shtëpiake kundër Besës dhe Feronikelit. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi triumfoi me rezultatin 4-1 dhe spikati mbi të tjerët Meriton Korenica.
Sulmuesi anësor shënoi dy prej golave të Ballkanit, që tani ka barazuar me pikë kryesuesit e Dritës. Gripshi dhe Prekazi realizuan golat e tjerë, kurse për Besën gjeti rrugën e rrjetës Qorri në pjesën e parë të ndeshjes.
Në Gjilan vendosi fatet e ndeshjes Gerhard Progni, i cili me një goditje dënimi shtangu Feronikelin e Klodian Duros dhe i dha fitoren skuadrës së tij. Tropojani vazhdon të jetë vendimtar në Ipko Superliga e Kosovës me golat e tij.
IPKO SUPERLIGA E KOSOAVËS – JAVA 28
E shtunë, më 10 prill, ora 15:00
Ballkani-Besa 4-1
Shënues: Korenica 5’, 69’, Gripshi 56’, Prekazi 80’ / Qorri 24’
Gjilani-Feronikeli 1-0
Shënues: Progni 20’