Boeing 737 Max ka njoftuar një problem të ri me avionët e tij. Këtë herë problemi qëndron te sistemi elektrik.
“Boeing u ka rekomanduar 16 klientëve të saj të adresojnë problemet e mundshme elektrike në një grup specifik të aeroplanëve 737 Max përpara operacioneve të tjera”, tha kompania.
Linja ajrore duhet të verifikojë që një nga elementët e sistemit elektrik të avionit është mjaft i tokëzuar, deklaroi Boeing duke shtuar se po punon me Administratën Federale të Aviacionit të SHBA për të adresuar problemin.
Të gjithë aeroplanët qëndruan 20 muaj në tokë, në të gjithë botën, që nga marsi i 2019 deri në vitin 2020, pas dy përplasjeve fatale me 346 viktima./e.b-abcnews.al