Saimir Vishaj: Avokatët sot nuk kanë më interes të fitojnë gjyqe, por t’i mbarojnë ato

schedule21:33 - 9 Prill, 2021

schedule 21:33 - 9 Prill, 2021

Avokati Saimir Vishaj deklaroi mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Bardh a Zi” në ABC se sot sfida më e madhe e një avokati nuk është të fitojë gjyqin por ta përfundojë atë.,

“Tani nuk kemi më interes të fitojmë gjyqin por të mbarojmë gjyqin. Pozitiv apo negative, vetëm të mbarojmë”, deklaroi Vishaj.

Në lidhje me humbjen e gjyqit nga shteti shqiptar me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, Vishaj deklaroi se më e rëndësishme në këtë fazë është të mos kemi kamat vonesa, pasi kjo do e thellonte akoma më shumë shifrën që duhet paguar nga shteti shqiptar.

“Nëse ne sot kemi 110 milion euro që duhet të paguajmë, nëse do ketë vonesa, do paguhen edhe kamat vonesa. Problemi më I madh është të mos kemi kamat vonesa”, deklaroi Vishaj./mv.abcnews.al